Italia kërkon tryezë mes policive me Shqipërinë, në luftën ndaj krimit të organizuar

0
45

Italia dhe Shqipëria do të organizojë një takim të drejtorëve të përgjithshëm dhe stafeve teknike të paktën dy herë në vit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës.

Kjo është bërë e ditur gjatë takimit në Tiranë mes drejtorit të policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zv. drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike, njëherazi dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekt Vittorio Rizzi dhe delegacionin që e shoqëronte.

I pranishëm në takim edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Fabrizio Buçi.

Në fokus të takimit mes Veliut dhe Rizzit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të bashkëpunimit mjaft të mira ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Veliu dhe Rizzi kanë vlerësuar se këto marrëdhënie janë në kulmin e bashkëpunimit, por për të luftuar sa më në detaj krimin e organizuar duhet që këto marrëdhënie të shtrihen deri në nivele teknike pasi vetëm kështu do kemi mundësi rakordimi dhe reagimi në kohë për çdo operacion apo hetim të përbashkët.

Fabrizio Buçi gjatë fjalës së tij ka theksuar se vlerëson këtë bashkëpunim, pasi ky bashkëpunim është i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye ka kërkuar që në javët në vijim të organizohen tavolina bashkëpunimi mes dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë me stafet teknike, duke bërë të mundur rritjen e efikasitetit të forcës zbuluese dhe goditëse ndaj grupeve kriminale që veprojnë në dy vendet e më gjerë.

Drejtor Veliu në fjalën e tij ka theksuar se viti 2019 dhe 9-mujori i vitit 2020 janë shumë rezultateve në drejtim të bashkëpunimit, parandalimit, evidentimit dhe goditjes së personave apo grupeve kriminale, të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, të kapjes së personave në kërkim, të parandalimit e kultivimit të kanabisit, duke vlerësuar maksimalisht punën e Guardia di Finanza-s gjatë monitorimit t nga ajri, si dhe punën e pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit në terren për këtë qëllim dhe kjo konkretizohet edhe me faktin se gjatë 9-mujorit të vitit 2020 kemi një sasi shumë të vogël, gati historike krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme të trafikuar drejt Italisë, çka tregon se Policia e Shtetit ka bërë një punë shumë të mirë parandaluese dhe se jemi në drejtimin e duhur. Njëkohësit Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen e gjeneral Giuseppe Spina dhe punës e zyrës së Interfocës në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj