“Tetori rozë”, Manastirliu: Mamografi falas, edhe në oraret e pasdites

0
224

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminet për të gjitha gratë.

Ajo thotë se ndodhemi në kushtet e epidemisë dhe duhen respektuar me rigorozitet masat anti COVID në fushatën për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Ministrja e shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

POSTIMI I MANASTIRLIUT

“#TetoriRozë
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Edhe në kushtet e epidemisë, me masa #antiCOVID do të vijojmë fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit #falas, afër vendbanimit
Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.

Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

EGjithëVëmendjaTekVajzatDheGratë”, shkruan Manastirliu.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme të cilat do të jenë gjatë gjtihë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjtihë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Me një urdhër të firmosur nga ministrja Manastirliu insitucionet përkatëse kanë marrë masat për organizimin e fushatës në zbatim të rregullave anticovid. Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale anticovid. Me qëllim evitimin e grumbullimeve të personave që janë planifikuar për t’u ekzaminuar do të përcaktohen orare për paraqitjen e pacientëve të cilët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here