Tërmeti i 26 nëntorit u regjistrua vetëm 15 sekonda/ KLSH:Cënimi i monitorimit sjell pasoja në jetë njerëzish, IGJEUM mungesë stafi

0
28

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi i cili nisi 21 janar deri në fund të muajit mars, arriti në konkluzionin që IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit.

Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji.

 “Mungesat e burimeve njerëzore rrit riskun e cenimit të monitorimit të plotë të aktivitetit sizmik, meteorologjik dhe hidrologjik në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pasi ky monitorim kryhet 24 orë pa ndërprerje. Cënimi i monitorimit të aktivitetit sizmik, mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish dhe dëme materiale më të larta nga vlera e investimit për mirëmbajtjen e tyre”,thuhet ne raport

E më tej, KLSH shënon se IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT, duke krijuar risk të lartë mbi identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit në institucion.

(Kliko këtu për raportin e plotë të Klsh)

Leave a Reply