Hidhet shorti për turin e tretë të Europa League, një nga shqiptaret përballë Totenhemit

0
40

Ditën e sotme është hedhur edhe shorti që paracakton përballjet e skuadrave në raundin e tretë të Ligës së Europës. Kështu, skuadrat shqiptare kanë marrë vesh se cilin kundërshtar do të kenë përballë në rast se ia dalin të kualifikohen në turin e dytë. Teuta në rast se ia del të bëjë surprizën përballë ekipit të La Liga, Granada, atëherë në raundin tjetër do të sfidojë fituesen e çiftit Lokomotivë Tbilisi-Dinamo Moskë, teksa ndeshjet sërish do ta luante në fushën e saj.

Sakaq, Kukësi që në këtë tur kualifikues është vendosur përballë gjermanëve të Volfsburg, nëse i kalon, atëherë do të përballet me Desnën, ekipin ukrainas, ndërsa ndeshjen do ta luante në Shqipëri. Nga ana tjetër, Laçi, i cili është edhe ekipi shqiptar me më shumë mundësi për të kaluar më tej pasi luan në fushën e saj ndaj Hapoel Ber Sheva, në rast kualifikimi pret në shtëpi fituesen e çiftit Kolerein-Madhëruell.

Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do t’i duhet të kalojë fillimisht Botoshanin, për të pasur më pas mundësinë e një takimi prestigji duke qenë se do të priste në shtëpi fituesen e çiftit Lokomotiv Plovdiv-Totenhem, ku sigurisht anglezët janë favoritët e mëdhenj për të kaluar më tej. Ndërkohë, një sfidë e madhe e pret edhe Renovën në rast se ia del të kalojë ndaj Hajdukut të Splitit, teksa përballë tyre do të ishte fituesi i çiftit Nefçi Baku-Gallatasaraj

Leave a Reply