E mbajti të fshehtë! Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë

0
58

Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry janë bërë prindër për herë të parë. Një lajm që ishte mbajtur i fshehtë po këngëtari ka zgjedhur vetë ta bëjë të ditur në Instagram.
Bashkëshortja e tij solli në jetë në vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e vecantë, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Vogëlushja lindi një javë më parë por vetëm sot këngëtari e bëri publik lajmin duke iu lutur të gjithëve të reskpektojnë privatësinë e tyre.

“Kam një mesazh të shkurtër sepse dua të ndaj me ju një lajm personal. Me ndihmën e një stafi të mrekullueshëm, Cherry solli në jetë vajzën tonë të mrekullueshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Jemi marrëzisht të dashuaruar më të.

Si nëna dhe vogëlushja janë shumë mirë. Shperesoj që të respektoni privatësinë tonë. Do të takohemi kur të jemi gati”- shkruan këngëtari i njohur krah fotos së një batanije me me ngjyrat e ylberit dhe një palë çorape të vogla.

Leave a Reply