Google search engine
Home Politike Drejtesi 3 anëtarë të Gjykatës së Posaçme në skanerin e vetingut, ja emrat...

3 anëtarë të Gjykatës së Posaçme në skanerin e vetingut, ja emrat që përballen me KPK, anëtari i Apelit Tiranë probleme me pasurinë

0
579
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Vetingu në mars do të nisë me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Sot, të paktën 3 gjyqtarë të këtij institucioni do të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke e nisur si fillim me Ardit Mustafajn, në orën 09:30. Kujtojmë se gjyqtari Mustafaj ka gjykuar dy nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, atë të Dajtit dhe Klement Balilit. Më pas dyert e kësaj salle do të hapen në orën 13:00, ku përballë trupës së KPK do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni. Emri i kësaj të fundit është dëgjuar në çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, e njëjta gjyqtare që hoqi dorë nga dosja e Shullazit, me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit, etj. Më pas KPK do të zhvillojë seancën e dytë dëgjimore për gjyqtarin Bib Ndreca, dhe ky në radhët e gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme. Ndreca u përball si fillim me KPK më 28 shkurt, dhe kërkoi shtyrje të seancës, duke deklaruar se atij i është mohuar koha e mjaftueshme për tu përgatitur me mbrojtjen. Ndreca gjithashtu kërkoi që të rihapet hetimi për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale. 

Dështojnë dy seanca në KPK
Muaji mars ka nisur fuqishëm për KPK. Të paktën 3 zyrtarë të drejtësisë u përballën dje me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku për dy prej tyre, seanca dështoi. Konkretisht, në orën 09:00, seanca nisi për kryegjyqtarin e Vlorës, Skënder Haluci, i cili që në nisje të seancës parashtroi dy kërkesa. Hetimi për të kishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë, në kuadër të kësaj, Haluci kërkoi që të rihapet hetimi edhe për dy kriteret e tjera. Ai më tej dorëzoi prova të reja, që u administruan nga trupa, por nuk pranuan që të rihapin hetimin për kriteret e tjera. Kërkesa tjetër ishte përjashtimi i trupës, duke detyruar KPK që ta shtyjë seancën në një ditë. Pra sot në 11:30, do të zhvillohet seanca e dytë për kryegjyqtarin. I njëjti përfundim ishte edhe për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Bernina Kondi. Kjo e fundit në seancë paraqiti një raport mjekësor, dhe KPK shtyu seancën dëgjimore me dy javë.

Gjyqtari Civici përballë KPK

Ndërkohë KPK mbylli me sukses seancën dëgjimore për gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Andi Civici. Hetimi për këtë të fundit ka përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë dhe relatorja e çështjes dje evidentoi një sërë gjetjesh. Si fillim, referuar ILDKP, Civici kishte kryer deklarim jo të saktë, nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive dhe se kishte kryer deklarim të rremë. Pas kësaj, KPK ka bërë një hetim më të thellë. Konkretisht për pasurinë apartament blerë në Tiranë për vlerën 155 mijë euro, gjyqtari ka deklaruar si burim krijimi të ardhura nga shitja e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë euro nga vjehrri. Hetimi i KPK është thelluar tek personat e lidhur. Relatorja e nisi me apartamentin e shitur në Vlorë, duke bërë të ditur se për blerjen e këtij apartamenti, Civici ka deklaruar si burim krijimi të ardhura nga vjehrra, daja i bashkëshortes dhe babai i tij. KPK ka hetuar të ardhurat e personave të lidhur, duke arritur në përfundim se për të ardhurat e vjehrrit si avokat në vitin 2004, nuk është paguar taksë për këtë periudhë. Për huan nga daja i bashkëshortes, nuk është provuar fitimi i të ardhurave nga aktiviteti i tij. Ndryshe është konstatuar për babanë e Civicit, që sipas KPK ka pasur mundësi të kursejë vlerën që i ka dhënë hua gjyqtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here