Google search engine
Home Aktualitet Furtunë në radhët e SHÇBA, zbardhet plani për ristrukturimin e institucionit që...

Furtunë në radhët e SHÇBA, zbardhet plani për ristrukturimin e institucionit që skanon policët, synohet rritje pagash

0
398

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të reformohet. Në strategjinë 2020-2024, bëhet me dije se ky institucion do të pësojë një ndryshim të madh. Sakaq në raportin e SHÇBA theksohet se do të ketë edhe rritje pagash në ditët në vijim. “Treguesit e evidentuar për zbulimin dhe hetimin e krimit, flasin për punë minimale të shërbimit në tërësi e në veçanti të strukturave përgjegjëse; ngarkesë të ulët në punë të punonjësve; dobësi profesionale dhe drejtuese dhe pse jo edhe ambientim me gjendjen dhe mungesë vullneti për goditjen e korrupsionit”, thuhet në raport. Më tej raporti vlerëson se këto gjetje diktojnë nevojën e marrjes së masave komplekse për të ndryshuar gjendjen, duke forcuar integritetin dhe kualifikimin e personelit. Nisur së andejmi ka nisur nevoja e reformimit të personelit të SHÇBA, teknikës në përdorim, si dhe metodës së drejtimit për të përdorur në hetim mjetet e reja ligjore dhe metodat shkencore.

Ja objektivat

Në raport ka dhe një sërë objektivash të renditura, ku theksohet në veçanti se duhen përforcuar kriteret e rekrutimit të personelit. “Duhen përforcuar kriteret e rekrutimit të personelit për të përmirësuar cilësinë, profesionalizmin dhe etikën në sjelljen e punonjësve; sistemin e vlerësimit të punës me indikatorë konkretë, atë të promovimit në gradë e detyrë, trajtimit me pagesë, si dhe monitorimit të jashtëm nga komuniteti”, thuhet në raport. Po ashtu tek objektivat e renditura theksohet se sigurimi i burimeve për këtë institucion është një kusht, pa të cilin nuk mund të realizohen detyrimet ligjore dhe objektivat e përcaktuara në këtë dokument dhe programe të tjera pune. “Strukturat vendimmarrëse duhet të mbajnë në vëmendje se personeli i pamjaftueshëm e i pakualifikuar, si dhe sistemi i dobët informativ për menaxhimin e informacionit, ankesave e hetimeve, sjell efekte negative për shërbimin dhe qytetarët”, thuhet në raport. Por që të realizohen objektivat, raporti thekson se duhet përqendruar në rivlerësimin e personelit ekzistues, pas vetingut.

Personeli

Po ashtu raporti thekson se duhet përqendruar edhe në testimin e nivelit dhe aftësive profesionale dhe rivendosur atë në poste pune sipas vlerave profesionale e nevojave të shërbimeve, nëpërmjet një konkurrimi të hapur. Po ashtu për realizimin e objektivave duhet përqëndruar edhe në përforcimin e kritereve, standardeve e procedurave të rekrutimit të punonjësve të rinj si dhe ato të vlerësimit të punës, të shpërblimit si dhe promovimit në detyrë. “Marrjen e masave për krijimin e kushteve normale të punës dhe bazës materiale e teknike për të gjithë strukturat e punonjësit nga niveli qendror në atë vendor. Për këtë duhet punuar me grup të veçantë pune, i cili do të përgatisë studimin për gjendjen ekzistuese dhe mundësitë që ekzistojnë, si dhe programin për ndryshim të gjendjes nëpërmjet investimit apo ndërhyrjes tek mjediset aktuale, i shoqëruar ky me projekte dhe kostot përkatëse”, thuhet në raport. Më tej në objektivat e renditura në raport, theksohet sa i takon reformimit të personelit se i duhet dhënë rëndësi kualifikimit të punonjësve në përshtatje me detyrën që do të kenë dhe kompetencat që do të ushtrojnë dhe kjo thekson raporti do të bëhet, duke bashkëpunuar me AS e partnerët ndërkombëtarë që asistojnë struktura të MB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here