Eksperti i Kalashnikov qëllon me automatik deri në shkatërrimin e tij

0
603

Prodhuesit rusë të Kalashnikov kanë publikuar së fundmi pamjet e testit të durimit të armës së sulmit  AK-74M të kryer duke qëlluar automatikisht deri në shpërbërien e zjarrtë të armës. Video me titull “Si të shkatërrosh një AK-74M?” u postua në faqen e Kalashnikov teksa videot e shkatërrimit të armëve duke i përdorur papushim janë kthyer në një modë mes përdoruesve. Automatiku në fjalë është prodhuar në 2014 dhe kompania tha se nuk ishte version i përforcuar apo prodhuar enkas për testin. 26 karikatorë – 780 plumba – u përgatitën për testim, teksa automatiku gëlltiti shumicën e tyre, derisa pjesët plastike të armës nga dalëngadalë nisën të shkrinin  dhe arma mori flakë, më në fund arma lëshoi dhe tytën e saj pasi qëlloi 587 plumba në version automatik. Ushtria ruse tha se testi plotësonte standardet, pasi zakonisht kërkohet që në formë të plotë automatike arma të qëllojë deri në 180 plumba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here