Meta ‘shuplakë’ jo vetëm PS, i jep ‘goditjen e fortë’ edhe PD e LSI: Dhanë shembuj të shkëlqyer për ecjen drejt konfrontimit!

0
300

Në një kohë kur zgjedhjet e 30 qershorit krijuan debate dhe përplasje mes palëve politike, presidenti Ilir Meta u ka dhënë një ‘shuplakë’ maxhorancës edhe opozitës.

Nga mbledhja e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij (propozim i maxhorancës) Meta teksa shpjegoi faktin se pse vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve, tha se ky vendim erdhi për të mirë të vendit. Sipas tij, palët politike ishin në antagonizëm me njëri-tjetrin, ndërsa me ironi shtoi se: “Të dyja palët kishin dhënë shembuj të ‘shkëlqyer’ për të ecur drejt konfrominit dhe kishin dhënë fakte për këtë”.

“Në të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare, presidenti nuk mund të pranonte, dhe s’mund të lejonte dhe mos të shmangte një ngjarja që jo vetëm mund të prodhonte plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve, por edhe pasoja për jetën e qytetarëve por edhe shkatërrim të imazhit, që vendi jonë ishte dëmtuar më së shumti deri në atë moment. Së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare, bazuar edhe tek informacione, sekrete shtetërore dhe burimet e tjera shtetërore, kemi gjykuar se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha. Mos të harrojmë se historia pas 2 prillit dhe 21 janarit është plot ngjarje të tilla të hidhura. Ku në protesta kemi pasur viktima. Isha i bindur se ishte detyra ime si kryetar i shtetit që të bëja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë. Dhe në këtë mënyrë të krijojë mundësinë për një dritare për reflektim mes dy palëve. Raporti i OSBE/ODHIR e thotë. Gjithçka ishte antagonizëm i të dy palëve që dëmtonte Shqipërinë. Antagonizëm është armiqësi. Dhe në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh para për vendin tonë. Të dyja palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer për të ecur drejt konfrontimit dhe kishin dhënë fakte për këtë. Si president i vendit jam i detyruar që të shoh interesin e vendit. Interesi i vendit është integrimi i vendit”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here