Google search engine
Home Politike Meta sqaron vendimin e tij për rrëzimin e 30 qershorit, citon Gjykatën...

Meta sqaron vendimin e tij për rrëzimin e 30 qershorit, citon Gjykatën e Strasburgut dhe tregon çfarë shmangu: Ç’vendosi për Bullgarinë

0
387

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar vendimin e tij për rrëzimin e 30 qershorit në Komisioni Parlamenta Hetimor që është ngritur enkas për hetimin dhe shkarkimin e tij. Meta ka dhënë arsyet se pse nuk ka shkelur të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur. Kreu i Shtetit solli në vëmendje rastin e disa shtetasve bullgarë me origjinë turke, të cilët kishin pretenduar shkeljen e të drejtës së votës.

Lidhur me këtë, Meta tha se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të ndëshkojë me gjobë Bullgarinë, duke u shprehur se “Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”.

Në vijim të kësaj, Meta deklaroi se Presidenti ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin për rrëzimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

“Besoj është e qartë që Presidenti mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin, duke shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat”, tha Meta.

Po e nis me çështjen e parë, mbrojtjes apo shkeljes së Kushtetutës, për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Duhet të kemi parasysh se nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh, pasi Kushtetuta është e qartë, por edhe detyrimet që Shqipëria ka si vend që ka nënshkruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e sqarojnë shumë mirë këtë. Kjo gjykatë më 2015 mori një vendim, i cili ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështjeje të ngjashme, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës.

Gjykata tha: “Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”. Për këtë çështje Bullgaria u dënua me një gjobë të caktuar.

Besoj është e qartë që Presidenti mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin, duke shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here