‘Trondit’ Meta, nxjerr informacionin sekret para Komisionit Hetimor: Do kishte viktima, ja çfarë ishte planifikuar të ndodhte në 8 qershor!

0
244

Presidenti Ilir Meta deklaroi para Komisionit Hetimor Parlamentar se votimet e 30 Qershorit vendosi t’i shtynte, ndër të tjera, edhe për shkak të një informacioni mbërritur në zyrën e tij, i cili referonte se mund të cënohej siguria kombëtare.

Meta deklaroi se në zyrën e tij mbërriti një informacion sekret, në datë 8 Qershor 2019, në bazë të të cilit krijoheshin dyshime të forta se vendi mund të bëhej objekt i një situate të rëndë, e rëndësisë së tillë që nuk mund të menaxhohej nga Policia e Shtetit. Presidenti deklaroi se, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vendosi të evitonte pasojat e një ngjarje të rëndë.

Presidenti Ilir Meta u shpreh gjithashtu se me dekretin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve mbrojti të drejtën e zgjedhjes.

Meta:Përveç Kushtetutës kemi edhe marrëveshjen e asocim stabilizimit. Duhet të mbrojmë të drejtën për zgjedhje. Kjo është sa i takon anës Kushtetuese. Një arsye themelore, se unë janë edhe kryetari i Sigurisë Kombëtare, është siguria publike. Nuk do të bëja një ekspoze më të gjatë. Për shkak të detyrës time kam pasur informacione, si në rrugë zyrtare dhe nga institucionet zyrtare dhe por edhe burime të tjera, do të kishte trazira. Në datë 8 qershor, një ditë para se të shfuqizoja 30 qershorin, kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar, mund të njihet edhe komisioni. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e PD-së për të djegur kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte tërësisht e vërtetë dhe mund të kishte viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here