Aleatët e opozitës sot shpalosën një platformë me kërkesat e tyre për ndryshimin e Kushtetutës. Ata deklaruan se nuk do të futen në zgjedhje fasadë. Aleatët u shprehën se deri tani janë regjistruar në KQZ vetëm parti politike të mazhorancës dhe jo të opozitës.Mes partive që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit janë edhe pesë aleatë të Lulzim Bashës. Këto janë aletët e Bashës të regjistruar në zgjedhje:Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber ValteriPartia Ora e Shqipërisë Zef ShtjefniPartia Bashkimi Liberal Demokrat Arian StarovaPartia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian GaldiniPartia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
