Bashkëshortja e kryeministrit zbulon si u kujdes për rikthimin e Elvana Gjatës pas vrasjes së bujshme në ish-Bllok

0
365

Pas 4 muajsh mungesë në skenën shqiptare, Elvana Gjata u rikthye me një koncert në Prishtinë për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Koncerti u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita, e cila kishte ftuar rreth 800 persona që të ndiqnin nga afër perfromancën e këngëtares.

 “Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit”, u shpreh Anita në një intervistë për “Prive”.

Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj tha se arsyeja e zgjedhjes së Elvanës, lidhej me faktin që ajo nuk kishte angazhime, si dhe ishte dakord të performonte “live”.

Sipas saj eventi u organizua në një kohë rekord prej rreth 10 ditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here