“Kryqëzoi” dy moderatoret e njohura për veshjet e tyre, Kejvina Kthella i del gazetarit ashtu siç nuk e priste (FOTO)

0
811

Vitin e kaluar bëri bujë dhe shkaktoi shumë polemika deklarata e Mustafa Nanos për veshjet në ekran të moderatoreve Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Nanos i doli Kejvina ashtu siç ai nuk e priste.

Velina bukuroshe shfaqet në shumicën e rasteve me fustane të shkurtër e dekolte, por sot Kejvina u shfaq e mbuluar nga koka tek këmbët, e veshur me pantallona të gjata dhe golf.

“Unë nuk kam ndonjë gjë me mënyrën si ti vishesh në rolin që ti ke sepse je në një show. Ti je në rolin tënd. Ti bën gjënë e duhur për mua. Unë po ta bëja programin e Ermalit nuk do të pranoja të veshur kështu. Kritika ime nuk ka pasur të bëjë me veshjen në thelb, por me lakuriqësinë në vendin e gabuar.

Ilda është moderatore dhe veshja ishte e papërshtatshme. Më vjen çudi që nuk më ndoqi njeri në këtë shqetësim. Këtu ka një lloj hiperse.ksualizimi të mjedisit. Dua që tek femra të mbetet ai misteri, t’i lihet pak vend imagjinatës”, u shpreh Mustafa Nano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here