Tronditëse/ Qëllohet me tullë në kokë mjeku në Spitalin e Durrësit (DETAJE)

0
385

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbremjen e djeshme në spitalin e Durrësit, ku një mjek roje i këtij spitali është dhunuar.

Mësohet se mjeku është dhunuar nga dy persona ku sipas burimeve ata kanë dërguar për mjekim një familjare të tyre.

Sipas të dhënave, personat shoqërues të pacientes kanë qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se fillimisht ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas me mjekun ku njëri prej tyre e ka qëlluar me një tullë.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here