Pasi janë grumbulluar në pikat e përcaktuara që më herët, ku është bërë edhe bashkimi i gjithë protestuesve të ardhur nga rrethet, nis grumbullimi para Kryeministrisë.
Me parulla në duar, me slogane kundër Ramës dhe Qeverisë së tij, protestuesit po i afrohen godinës se kryeministrisë e cila është ndërkohë e blinduar, nga forca të shumtë policie, FNSH, dhe efektive të pajisur me maska kundra gaz.
Me herët protestuesit u grumbulluan edhe në selinë blu, te PD-ja dhe në selinë e LSI-së, për t’u bashkuar me tej në një marshim drejt zyrës së Ramës.
Në mesazhin më të fundit që kryedemokrati Basha dha në kohën qëe hyri në selinë e PD-se, pak pas orës 09:00, deklaroi se protestën nuk mund ta ndalë askush. ‘Mesazhin Rama do ta marrë në shesh”- ka thënë Basha.
Burime nga PD-ja sqarojnë se protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetare partish. Fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes se kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre.
Protesta do të hapet nga një vajze e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banorët protestues së Unazës së Re, te cilët janë në qendër të protestës.
Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetaret do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre gjithë qytetarët.