Shifrat ‘e fryra’ të PD dhe numri real i pjesëmarrësve në protestë/ Sa veta mban një autobus?

0
603

Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan Eugen Isaj u ka thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas t’i bashkohen sot në 11:00 protestës në kryeqytet.

Ai paralajmëroi se protesta e sotme do të jetë madhështore dhe qëndrestare. Nisja sot nga Elbasani do të kryhet rreth orës 09:00 para selisë së PD. Sipas pritshmërive që ka dega lokale, numri i qytetarëve elbasanas që do t’i bashkohen pritet të jetë më i madh se i protestave të mëparshme.

Sipas PD në më mënyrë te organizuar do nisen 14 autobusë dhe 127 makina private. Ndërkaq nga bashkitë Librazhd dhe Përrenjas sipas kreut te PD Bujar Vreto janë nisur 2 autobusë dhe 100 autovetura. Nga bashkia e Cërrikut janë 2 autobusë dhe 35 autovetura. Nga Peqini 35 autovetura dhe 10 furgona.

Pra këto janë shifrat zyrtare që jep PD e Elbasanit, të cilat në fakt kanë brenda një kontradiktë jo të vogël shifrash. Nëse llogarisim se një autobus mban mesatarisht 50 udhëtarë, i bie që nga qyteti i Elbasanit të jenë nisur drejt Tiranës 700 protestues. Dhe po t’i shtojmë 127 autoveturat me nga katër persona në bord, të cilat mbajnë rreth 500 të tjerë, numri total i protestuesve nga Ebasani drejt kryeqytetit i bie të jetë, sipas vetë Partisë Demokratike, jo më shumë se 1200 persona.

E njëjta gjë blen për shembull, edhe për Shkodrën, ku PD thotë se janë nisur 8000 veta drejt Tiranës. Me kapacitetin e mësipërm të një autobusi, protesutesit e Shkodrës do të kërkonin 200 autobusë për të ardhur në Tiranë!

Me këtë llogari të thjeshtë, shifrat e fryra që jep PD për pjesëmarrjen në protestë nga rrethet e vendit, shfryhen në mënyrë të konsiderueshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here