Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme reagojnë për deklaratat e opozitës se policia ka provokuar qytetarët duke hapur kordonët dhe duke i lejuar protestuesit që të shkojnë drejt derës së kryeministrisë.
“Në fakt nuk e hapën kordonin policia, por ishin shishet me benzinë e zjarri, si shishe Molotov të hedhura në shkallët e kryeministrisë njëra pas tjetrës që provokuan hapjen e rreshtave të policisë”, është deklarata, duke publikuar edhe foton përkatëse të momentit të çarjes së kordonit të policisë.
Në fakt, pamjet u transmetuan live dhe protestuesit hodhën shishe me benzinë çka shkaktoi dhe çarjen e kordonit të policëve.