“Drafti për tarifat pret firmën e Ramës, por vetëm pas dialogut”

0
353

Kryeministri Rama nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim karshi studentëve pa u hapur dialogu me ta. Burime nga Kryeministria bënë me dije se kreu i qeverisë është i vendosur se pa nisur dialogun me studentët nuk do të lëshojë nga pozicioni i tij.

Të njëjtat burime konfirmuan se në përpjekje të vendosjes së dialogut, një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon intensivisht për përgatitjen e urave të komunikimit. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë e tij që për të 8 pikat të nisë zbatimi me të nisur dialogu, ndërsa flitet edhe për elementë të tjerë që do t’u shtohen pikave të studentëve, deklarata këto të shprehura disa herë nga kryeministri me zë dhe figurë por edhe përmes rrjeteve sociale.

“Drafti i uljes se tarifave shkon pertej kerkeses se studenteve dhe pret firmen e Rames per te shkuar drejt Kuvendit, vetem pas nisjes se dialogut.” -saktësojnë burime nga kryeministria të cilat bëjnë me dije gjithashtu se është punuar për të gjitha pikat e tjera, në pritje të studentëve që duan të dialogojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here