Zyrtari i lartë gjerman del në krahë të protestuesve: Tarifat e studentëve të larta; Më pushon zemra kur mbush makinën me karburant

0
330

Drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, Walter Gloss ka dalë në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë sërish protestën, sot në ditën e tetë.

Gjatë një takimi të AMA për “monitorimin e medias gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 2019”, Gloss tha se studentët duhet të kuptohen, pasi tarifat e tyre janë shumë të larta.

“Mund t’i kuptoj studentët. Ata që kanë qenë në konvikte e kuptojnë se pse ata ngrihen. Tarifat studentore ne Shqipëri janë të larta edhe krahasuar Gjermaninë”, u shpreh zyrtari gjerman, ndërsa u ndal edhe te çmimi i lartë i karburantit në Shqipëri.

“Kur shkoj të mbush makinën me karburant pothuaj më pushon zemra. Nuk dal dot para kamerave të them se gjërat janë mirë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here