Sipas një editoriali të Uashington Post, SHBA tha se pret që Pekini të bëjë ndryshime dramatike në politikat e tij për të plotësuar kërkesat amerikane, ose në të kundërtën është i përgatitur për të zgjatur gjendjen e armiqësisë.
Gazetari Josh Rogin thotë se zv. presidenti Mike Pence ia bëri të qartë këtë gjatë fluturimit në turneun e tij aziatik.
Presidenti kinez Xi Jinping pritet të shpallë ndryshimet në sjelljen ekonomike, politike e ushtarake të Pekinit në takimin me Donald Trump në kuadër të samitit të G20 në Buenos Aires më 30 nëntor, he nëse kjo nuk ndodh, Uashintoni do të përshkallëzojë “luftën e tij të ftohtë”.
“Mendoj se kjo do të varet nga mënyra sesi do të shkojnë gjërat në Argjentinë,” tha Pence. “Presidenti kërkon të dijë se ku qëndrojmë në këtë mes dhe nëse ata nuk vijnë në Argjentinë me propozime konkrete atëherë do të kemi tjetër bisedë”, tha Pence