Eurodeputetja, Eleni Theocarus pjesë në Grupin e Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian ka vizituar shtëpinë e ekstremistit grek, Konstandios Kaçifas.
Në fjalën e saj para gazetarëve të pranishëm, Theocarus u shpreh se ngjarjen e Bularatit e konsideron një vrasje dhe se dëshiron që kolegët e saj në Bruksel të dëgjojnë dhimbjen e nënës së 35-vjeçarit.
“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut” tha Eleni Theocarus.