Gazetari Artan Hoxha me anë të njtatusi në Facebook ka shkruar për arrestimin nga policia të familjes Shyti ku u gjet laboratiri i drogës në Has.
“”Jo po mos më thoni që nuk ngjajmë me antimafian italiane….
Ata arrestuan bosin e organizatës mafioze Koza Nostra, Don Bernardo Provenziano në moshën 78-vjeç, ….
ndërsa në arrestuam “bosin” e Brenogut në Has, Bac Mustafë Shuti 76-vjeç….
Punë bos-ash me një fjalë, të paktën nga mosha nuk qahemi dot, i jemi afruar shumë Don Provenzanos”-shkruan Hoxha.
Gjykata e Kukësit vendosi masën “arrest shtëpie” për Mustafë Shutin, i përfshirë në laboratorin e drogës në Has që u gjet në shtbpinë e tyre.
Sipas policisë në këtë operacion janë vënë në pranga 6 persona, një prej të cilëve biznesmen turk si dhe 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një sasi prej 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.
