Ish-drejtori i Burgjeve Arben Cuko është arrestuar. Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve
Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti i tij dhe vendin ia zuriStefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.
Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.
Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.