Kotzias dorëzon “Portofolin”, por bën edhe deklaratën e fortë: Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në…

0
378

Ministri i jashtëm Grek Nikos Kotzias ka lënë këtë post duke lëshuar ndërkohë një deklaratë të fortë.

“Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare”, tha Kotzias ndërsa i dorëzoi sot stafetën kryeministrit Aleksis Tsipras i cili do të mbajë njëkohësisht postin e ministrit të Jashtëm.

Zgjerimi përfshin zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon, deri në Antikythera, një ishull që shtrihet mes Peloponezit dhe Kretës.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese” tha Kotzias, ndërsa siguroi se dekretet presidenciale janë gati.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën më datë 17 tetor, pas një debati me ministrin  e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës.

Sipas ‘Kathimerini’, Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here