Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje në lidhje me operacion e zhvilluar në Has. Gjatë një interviste “Java” ka treguar hollësi për ngjarjen e fundit dhe arrestimet e bëra.
Gazetari Hoxha dha shpjegime të hollësishme për lajmin e fundit të operacionit policor në Has që përfundoi me sekuestrimin e rreth një qind kilogramëve heroinë dhe sasi të mëdha përzieriesh. “Ishte një laborator për prodhimin e heroinës me origjinë nga Afganistani, tha Hoxha duke përmendur dhe valën e arrestimeve që bëri policia.
“Policia është duke fiksuar provat. Përveç opiumit është gjetur edhe aceton, që përdoret për heroinë. I njëjti që u gjet në laboratorin e Fushë-Kuqes. Kjo tregon se trafikantët bashkëpunojnë”, ka thënë gazetari.