Jepet vendimi për bosin shqiptar të kokainës në Angli: E drejtonte bandën edhe nga atdheu (EMRI)

0
432

Cilësohet si bosi shqiptar i kokainës ne Angli, kreu i një bande kriminale që bënte xhiro milionash nga trafiku i drogës.

Mediat angleze raportojne se Erald Mema, 33 vjecar, drejtuesi i rrjetit të trafikut të dogës mes Birmingamit, Oksfordit, Londres e Bristolit, është dënuar me 25 vjet burg.

Ndërkohë që gjithë banda e udhëhequr prej tij u dënua ne total me 150 vjet burg. Policia tha se Mema kishte nën drejtim 19 persona, pjesëe bandës së drogës, të gjithë tashmë të arrestuar.

Gjyqtari teksa u shpreh për dënimet e veçoi Memën, duke e quajtur atë “koka e bandës”.

Gjykatës iu tha se Mema ishte në gjendje të kontrollonte dhe të drejtojë rrjetin kriminal nga Mbretëria e Bashkuar dhe ndonjëherë nga atdheu i tij, Shqipëria.

Organizata ishte në gjendje të menaxhonte trafikun shumë dërgesave me kokainë, përmes një zinxhiri korrirësh të shpërndarë në terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here