“Kur gjobiten fakirë, pse të mos ndodh me drejtuesit e institucioneve”, Braçe i nxjerr dokumentet Ahmetajt

0
389

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëherësh deputeti i PS, Erjon Braçe i ka treguar me fakte konkrete raste të zbatimit të ligjeve fiskale në zona provinciale, ndërsa për drejtuesit e institucioneve si FSHF nuk ndodh.

Në interpelancën e zhvilluar sot në Parlament mes tyre, për zbatimin e ligjshmërisë për FSHF-në, Braçe i tregon një dokument ministrit se si një lokal në një fshat të Fierit u gjobit për mosprerje të kuptonit tatimor duke mos patur asnjë klient brenda, ndërsa kjo nuk ndodh me drejtuesin e FSHF.

“E kuptoj ironinë tuaj, ishte shumë e zgjuar. Po ju jap një shembull konkret. Dje në orën 3 pasdite, zyrtarët e hetimit tatimor ne Fier kanë shkuar në një lokal në fshatin Çermë, e gjetën bosh dhe e gjobitën me 500 mijë lekë për mosprerje të kuptonit. Kur ndodh me një fakir, pse nuk ndodh me FSHF, do harxhoj kohën për fakirat. E çmoj për të arkëtuar të ardhurat, por do refuzoj nga ana tjetër që çdo fakir të jetë objekt i ligjeve fiskale dhe këta të tjerët siç është ai në krye të FSHF të ketë imunitet fiskal, jashtë detyrimeve për të paguar detyrimet televizive”, u shpreh Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here