Plas në Kuvend, Fino i përvishet Bushatit: Ti mos qesh, por jepu përgjigje akuzave të Saliut dhe Lulit!

0
393

Replika në distancë mes deputetit të PS-së, Bashkim Fino dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Shkak është bërë reagimi i Bushatit, i cili është parë duke qeshur, ndërkohë që Fino ishte në këmbë nga vendi duke duartrokitur pas replikës së socialistit Erion Braçe, që i kërkoi ministrit Ahmetaj llogari për tatimet që duhet të paguajë FSHF-ja.

Deputeti i PS iu drejtua Ministrit me fjalët: “Mos qesh ti se të kanë akuzuar Luli dhe Saliu që ke vjedhur vota, por ti këtë se ke bërë, prandaj përgjigju këtyre akuzave”.

Kujtojmë që Fino humbi garën në FSHF përballë Armando Dukës, por që këtë humbje e ka kontestuar dhe po vijon betejën e tij ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here