“Kokainë në kontenierin me banane”, Xhafaj: Tani është hetim i përbashkët!

    0
    418

    Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në ambientetet e Task-Forcës Speciale, pas një takimi me Presidentin e Policisë kriminale gjermane, BKA.

    Pas prezantimit të punës së përbashkët që do të ndërmarrë me policinë gjermane, ministri u pyet dhe në lidhje me çështjen për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania, pas kapjes së sasisë së madhe të drogës të kapur në kamionin me banane në Maminas.

    Xhafaj tha se “tani nuk është çështje më esktradimi por cështje hetimi të përbashkët. Është punë e përbashkët”.

    Kemi pasur diskutime me shumë interes me drejtuesit e policisë së shtetit por dhe drejtues të task-forcës “forca e ligjit”. Pamë se çfarë kemi bërë e cfarë mund të bëjmë më shumë në të ardhmen dhe bashkëpunimi me parnterët tanë gjermanë dhe polcisë kriminale gjermane mund të konsiderohet model.

    Ka pasur rezultate konrkrete dhe angazhime për këtë bashkëpunim, është krijuar një nivel marrdhënie besueshmërie e reciproke që është konkretizuar në bashkëpunim me policinë gjermane.

    Dua të bëj me dije se ne kemi disa operacione të përbashkëta, hetime të përbashkëta në kudarin e operacionit “anti-skifter” .

    Presidenti i policisë gjermane Hezler: “Gjermania dhe Shqipëria po bashkëpunojnë ngushtë. Ka shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe gjermanë që jetojnë në Shqipëri. Për fat të keq ka që me veprimtaritë e tyre kriminale i bëjnë dëm shoqërisë. Ne kemi oficerë ndërlidhës. Nëpërmjet task forcës speciale bashkëpunimi po merr edhe një shtysë më  të madhe. Bisedat që patëm me ministrin treguan se duhet të nisin përpjekje të reja për të luftuar ata që kryerjnë veprime kriminale madje t’i konfiskojmë dhe fitimet e arritura.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here