U shkarkua nga detyra për shkak të Ervis Martinajt, deputeti i PD bën deklaratën shokuese: Enrik Sulejmani ka qenë i arrestuar për…

0
466

Është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi hezitoi të zbatonte urdhrin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt (të plagosurit nga atentati në ish-Bllok) nga spitali privat në spitalin e burgut.

Lajmin e bëri me dije vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por ndërkaq, deputeti i PD Gent Strazimiri bën deklaratën shokuese.

Sipas tij, Enrik Sulejmani, është ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003.

DEKLARATA E PLOTË E STRAZIMIRIT:

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!

Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!

Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!

Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?

Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here