Pompeo: Korea e Veriut e gatshme të lejojë inspektorët në impiantet bërthamore

0
406
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha sot se lideri koreano-verior Kim Jong Un është i gatshëm të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore e raketore të vendit, që është jë nga pikat kryesore të debatit për denuklearizimin e vendit.
Pompeo u takua dje me liderin Kim gjatë një udhëtimi të shkurtër në Penian, dhe tha se inspektorët do të vizitojnë një impjant të motorëve raketorë në Punggye-ri menjëherë sapo të dy palët të bien dakord mbi detajet.
“Ka shumë detaje logjistike që kërkohen për të realizuar këtë por ne jemi shumë pranë marrëveshjes,”tha Pompeo pas vizitës, në një konferencë shtypi në Seul, para se të nisej për në Pekin.
Ai shtoi se kishte diskutuar me Kim dhe për mbajtjen e samitit të dytë mes tij dhe presidentit Donald Trump.
“Dy liderët besojnë se mund të bëhet progres në samitin e ardhshëm mes tyre”, tha Pompeo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here