“Numri më i madh i të shoqëruarve ndonjëherë”, gazetarja jep shifrat

0
576

Atentati i mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë ka shkaktuar jo pak tronditje në Tiranë. Por më shumë e kanë përjetuar krimin e rëndë dëshmitarët.

në lokalin ku ndodhi ngjarja ka pasur persona të shumtë që janë terrorizuar nga konflikti i armatosur, ndërsa dëshmitë flasin për një batare plumbash.

Dyshohet se viktima Rigers Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbale e më pas fizike e deri tek armët. “Numri i të shoqëruarve është tejet i lartë, më shumë se 50 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Numri më i madh i të shoqëruarve ndonjëherë kohët e fundit në ngjarje të tilla”, raportoi Bezat.

Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një i tretë, ende i paidentifikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here