Atentati, kamerieres i ra të fikët. Ekspertët në skenën e krimit

0
421

Ekspertët kriminalistë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas atentatit të mbrëmshëm në një nga lokalet më të njohura e të frekuentuara në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë

Ekspertët do të bëjnë këqyrjen e skenës së krimit në dritë natyrale për të mbledhur prova shkencore si gjurmë gjaku, shenja gishtash, flokë etj.

Përfshirja e disa personave në krim e bën më të vështirë zbulimin dhe rindërtimin e ngjarjes por pritet që për këtë të ndihmojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë

Ndërkaq mësohet se pas bataresë së plumbave të ndodhur mbrëmë një prej zonjave që shërbente në lokal kur parë gjak kudo dhe skenën e rëndë ka humbur ndjenjat.

Është dashur ndihma e personave të tjerë të pranishëm që kamerierja të përmendej.
Rigers Gaxha mbeti i vrarë gjatë atentatit pasi kishte dalë për të mbrojtur Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur me shokun e tij Laert Hasa dhe një tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here