Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vdekur, Rigers Gaxha, 26 vjeç.
mësohet se në atentatin e mbrëmshëm janë plagosur tre persona, ndërsa pas kontrolleve të kryera, dyshohet se janë përdorur edhe dy pistoleta.
Dyshohet se objektiv i atentatit se ka qenë 36-vjeçari, Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë.
Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës.
Dy palët në konflikt kanë qenë brenda lokalit. Mes tyre ka pasur fillimisht një konflikt fizik e me pas u përdoren armët. Dyshohet se janë përdorur 2 pistoleta. Njëra prej tyre është gjetur në vendin e ngjarjes. Burimet thonë se konflikti ka nisur nga viktima Rigers Gaxha, i cili ka goditur me grusht palën kundërshtare. Me pas ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 tyre.