U kapën në kufi me 125 kg drogë/ Ja kush janë 7 shqiptarët e arrestuar në Greqi (Emrat)

0
524

Janë zbuluar identitetet e 7 shqiptarëve të arrestuar Igumenicë, pranë kufirin greko-shqiptar, pasi transportonin në këmbë 125 kg marijuanë drejt Greqisë.

Te arrestuariti jane:

1. Ilia Myrtaj, 22-vjec, lindur ne Fier

2. Xhuljano Haruni, 24-vjec, lindur ne Sarande

3. Klaudio Pepa, 24-vjec, lindur ne Lushnje

4. Albano Hadaj, 23-vjec, lindur ne Permet

5. Anton Daka, 22-vjec, lindur ne Shkoder

6. Klaudio Dervishani, 21-vjec, lindur ne Gjirokaster

7. Gramoz Muhallari, 26-vjec, lindur ne Permet.

Policia greke ka pikasur mbrëmë në darkë një grup prej 7 personash që po kalonte më këmbë kufirin (6 ishin bashkë dhe 1 kontrollonte rrugën), 6 prej të cilëve mbanin në krahë nga një çantë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here