Mina me telekomandë dhe kanabis në bagazhin e ‘Opel-it”/ Kush është Endrit Vejsiu, vëllai i një peronazhi të njohur në media që u arrestua sot

0
548

Në operacionin e policisë së Shtetit  mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe i kërkuari për vrasje, Gentian Elezi, ka edhe të tjerë persona të arrestuar. Mes tyre është edhe 29-vjeçari nga Tirana, Endrit Vejsiu.

Mësohet se Vejsiu është vëllai i një personazhi të njohur të showbizzit dhe medias shqiptare. 29-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.

“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.”-njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here