Kuvendi seancë plenare të hënën, zbardhet kalendari 3-javor i punimeve, shqyrtohen kërkesat e komisioneve të vetingut për staf

0
485

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare edhe të hënën. Ditën e djeshme u miratua kalendari i punimeve 3-mujore, ku ndër të tjera është bërë i ditur edhe rendi i ditës i seancës parlamentare të së hënës. Gjatë të hënës në Parlament do të diskutohet për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”; projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar” dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”. Sakaq, tek kalendari i punimeve të miratuara dje zbardhen edhe çështjet që do të diskutohen nëpër komisionet parlamentare. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”” do të diskutohet tek Komisioni i Ekonomisë. Po aty do të diskutohet edhe për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe programit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Fondi i investimeve sociale IV”” si edhe projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit”. Ndërsa tek Komisioni i Ligjeve do të diskutohen: projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar; projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim përgjatë këtyre tri javëve edhe kërkesat e komisioneve të vetingut për shtim stafi. “Projektvendim/ Kërkesë “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”; Projektvendim “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”; Projektvendim/Kërkesë “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë””, thuhet në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here