“Vuan” jetëgjatësinë në rritje. Njihuni me vendin që ka mbi 70 mijë 100-vjeçarë

0
516

Japonia po përballet me një barrë demografike në rritje, pasi zgjatja e jetës ka trend rritjeje për dekada të tëra.

Numri i qindra-vjeçarëve në Japoni u rrit me 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe tani arrin në 69,785, nga të cilët 90 për qind janë gra.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Kujdesit Social, rritja është regjistruar për të 48-in vit me radhë.

Në vitin 1963, në Japoni jetonin vetëm 153 100-vjeçarë, dhe në vitin 1981 ky numër u rrit në 1,000.

Ndërsa në vitin 1998, kuota shkoi në 10,000.

Në Japoni, personi më i vjetër në botë është Kane Tanaka, i cili ka mbushur moshën 115-vjeçare.

Ajo ka lindur në vitin 1903, në të njëjtin vit me pionierët e aviacionit, vëllezërit Wright, të cilët  fluturuan me “Flyer”-in e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here