Si e priti Basha momentin kur Kuvendi botoi pr.ligjin për vettingun në politikë?

0
474
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha i bënte thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të botohej në faqen zyrtare të Kuvendit, propozimi i opozitës për vettingun e politikës, diçka e tillë kishte ndodhur.
Nga Durrësi, ku u zhvillua mbledhja e përbashkët e grupeve parlamentare të partive opozitare, Basha pasi mësoi këtë fakt, kaloi në një kërkesë të dytë.
“I bëj sërish thirrje Ruçit, që të publikojë online propozimin e opozitës për vettingun në politikë, …” tha kryedemokrati Basha, ndërsa një nga deputetët ndërhyn duke e informuar se projektligji ishte publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.
“Ah, u publikua. Atëherë bëj thirrje që të nisë sa më parë procedura parlamentare”, vijoi Basha. Edhe këtë të enjte, deputetët opozitarë kanë bojkotuar seancën parlamentare, duke u takuar në një mbledhje të përbashkët në qytetin e Durrësit. Kujtojmë se më herët, kjo mbledhje është zhvendosur në qytetet Shkodër dhe Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here