Rihapet çështja për atentatorin e Lulzim Berishës

0
439
Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda rihap çështjen për atentatorin e Lulzim Berishës, Ahmet Ajeti. Ahmet Ajeti tentoi të vrasë Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit në vitin 2005.
Kosovari Ajeti u ekstradua dy muaj më parë nga Kosova në Tiranë dhe ka kërkuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, rishqyrtimin e çështjes në prani të tij.
Ajeti, 35 vjeç, i dënuar me 20 vite burg në mungesë, u ekstradua nga Kosova drejt vendit tonë për ngjarjen e vitit 2005.
Më 30. 08. 2005, Ahmet Ajeti dhe dhe Osman Korpuzi, janë nisur me porosi nga dy persona nga Tirana drejt Durrësit për të vrarë Lulzim Berishën. Para se të tentonte ta vriste, në afërsi të lokalit ku ndodhej Lulzim Berisha  Ahmet Ajeti, është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur. Kësisoj, plani i tyre dështoi.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur nga policia:
Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe është vetplagosur.
Shtetasi Ahmet Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  “Armëmbajtje pa leje” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here