Vettingu në politikë, Balla: Propozimi i Bashës i dështuar

0
593

Për kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha për vetting në politikë, është thjesht propagande politike, e destinuar të dështojë.

“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetë propagandë politike. Ky propozim eshte si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton
100 % ate” – mësohet të jetë shprehur Balla në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas Ballës, Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK, garanton plotësisht vettingun e politikanëve, pasi thekson ai, hetimi i tyre nuk ndalet vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët etyre.

“Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Jemi gatiati për cdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët- mësohet te jetë shprehur socialisti Balla në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here