Del formacioni i kombëtares, surprizat e Panuccit

0
564

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Skocisë në stadiumin legjendar “Hampden Park”, i cili për 50 vite me radhë, që nga 1903, mbante rekordin për numrin e tifozëve, 150 mijë.

Sot paradite kombëtarja e drejtuar nga Panucci ka kryer stërvitjen e fundit në këtë impant nga ku ‘super sport’ ka zbuluar edhe formacionin me të cilën kuqezinjtë do të zbresin në fushë.

Ka disa ndryshime, por ajo që bie më shumë në sy është zëvendësimi i Migjen Bashës, futbollistit më të mirë në fushë për ndeshjen me Izrealin.

Vendin e tij do ta zë mesfushori tjetër Sabien Lilaj, i cili aktivizohet me Qabala në Azerbajxhan. Jo më pak befasues është edhe zëvendësimi i Hykajt, i cili të premten ishte kapiten. Vendin e shtatëshkurtrit do ta marë Emanuele Ndoji, mesfushori që luan me Breshian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here