Lufta antikorrupsion nis në fund të vitit, 49 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që do garojnë për në SPAK

    0
    704

    Fundi i këtij viti pritet të sjellë nisjen e luftës antikorrupsion në vend. Në 27 vite demokraci, të gjithë pushtetarët kanë arritur t’ia hedhin paq për zullumet që kanë bërë. Por BE ka kërkuar që deri në qershor të ketë arrestime në nivele të larta dhe SPAK me Byronë Kombëtare të Hetimit të jenë gati. Këto dy organe me shumë gjasë në fund të këtij viti do nisin të ngrihen. Kushtetuta e ka të përcaktuar që SPAK ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLGJ. Kandidatët për në KLGJ janë zgjedhur tashmë dhe pritet vetëm votimi në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Pas kësaj hapet zyrtarisht rruga e SPAK. Pyetja që shtrohet është se kush do të bëhet pjesë e SPAK? Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të garojnë për organet antikorrupsion janë gjyqtarët dhe prokurorët e të dyja shkallëve te Krimet e Rënda. “Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë (te Krimet e Rënda) në Gjykatën e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me kërkesë të tyre, nëse: gjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; përmbush kriteret për ngritjen në detyrë, sipas përcaktimeve të nenit 47 të këtij ligji; gjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’”, thuhet në ligj, ku e njëjta gjë vlen dhe për prokurorët, që do emërohen nga KLP. Kjo do të thotë se sapo SPAK të ngrihet, KLGJ dhe KLP do u hapin rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda të aplikojnë, ku sigurisht duhet që të plotësojnë 3 kushtet bazë të përshkruara më lart. Por kush janë emrat që mund të marrin frenat e luftës antikorrupsion në vend? Gazeta ka siguruar listën e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilat kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK, pasi të kalojnë vetingun. Bëhet fjalë për 49 emra, ku nga këta 4 e kanë kaluar vetingun dhe tani e kanë të hapur rrugën të jenë pjesë e SPAK.

    Detajet e emrave

    Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka dhënë sinjale se po punon që SPAK të ngrihet sa më parë. Një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë hyrë në veting, ndërsa pjesa tjetër do futet në proces në ditët në vijim. Aktualisht pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë 20 prokurorë të Shkallës së Parë. Bëhet fjalë për emra shumë të njohur, të cilët kanë kaluar në duart e tyre dosje të mëdha korrupsioni dhe krimi të organizuar. Të gjithë kanë hyrë ditët e fundit në veting dhe KPK ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Përgjithshme, ILDKP dhe institucionet tjera ligjzbatuese. Ndërkohë 3 janë pjesë e Apelit. Ata do i nënshtrohen pak më vonë vetingut. Sa i takon gjyqtarëve, 15 janë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në internet. Ndërsa nga Apeli i Krimeve të Rënda janë 11 emra. Në total bëhet fjalë për 49 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nëse e kalojnë vetingun e kanë derën e hapur të jenë pjesë e SPAK. Gazeta ka mësuar se ka shumë emra që në rrethin e tyre të prokurorëve kanë dhënë sinjale se do garojnë për SPAK. Pritet që deri në dhjetor vetingu për një pjesë të madhe të tyre të ketë përfunduar dhe më pas nisin aplikimet.

    Ngritja e BKH

    Pasi të ngrihet SPAK, do të hapet rruga për Byronë Kombëtare të hetimit. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike. E gjithë kjo është një projekt i SHBA të shfarosin korrupsionin në vendin tonë. Pro kjo gjë duket se ka trembur politikën shqiptare, e cila kërkon veting më vete në mënyrë që të mos preken nga SPAK.

    49 gjyqtarët e prokurorët që mund të jenë pjesë e SPAK

    Prokuroria e Shkallës së Parë

    1.      Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    2.      Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    3.      Arenc Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    4.      Blerim Tominaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    5.      Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    6.      Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    7.      Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    8.      Ened Nakuçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    9.      Njazi Seferi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    10.  Olsian Çela, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    11.  Edvin Kondili, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    12.  Doloreza Musabelliu, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    13.  Henrik Ligori, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    14.  Eugen Beçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    15.  Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    16.  Sonila Muhametaj, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    17.  Pranvera Pustina, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    18.  Vladimir Mara, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    19.  Manjola Kajana, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    20.  Dritan Prençi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

    Prokuroria e Apelit

    1.      Artan Bajrami, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

    2.      Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

    3.      Artur Selmani, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

    Gjykata e Shkallës së Parë

    1.      Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës për Krimet e Rënda

    2.      Liljana Baku, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    3.      Miljana Muca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    4.      Etleva Deda, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    5.      Bib Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    6.      Daniela Shirka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    7.      Flora Hajredinaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    8.      Irena Gjoka, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    9.      Marsela Balili, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    10.  Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    11.  Fran Prendi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    12.  Luan Hasneziri, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    13.  Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    14.  Iliriana Olldashi, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    15.  Dritan Hallunaj, gjyqtar pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

    Gjykata e Apelit

    1.      Fehmi Petku, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda

    2.      Albana Boksi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    3.      Dhimitër Lara, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    4.      Dhurata Haveri, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    5.      Gurali Brahimllari, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    6.      Gjovalin Përnoca, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    7.      Idriz Mulkurti, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    8.      Sokol Binaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    9.      Nure Dreni, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    10.  Saida Dollani, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

    11.  Nertina Kosova, Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

     

    Kliti Topalli

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here