Kërcënohet me jetë gjyqtari në Korçë.

0
419

Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu. Ai ka denoncuar mesditën e sotme në polici dy persona, që sipas tij e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen. Dy personat që kanë kërcënuar gjyqtarin kanë qenë në proces gjyqësor për pronat.

Mësohet se ata janë Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, ndërsa mëngjesin e sotëm pranë pazarit në Korçë e kanë kërcënuar duke i thënë se do ta djegin atë dhe familjen e tij për shkak të vendimit që ka dhënë kundër tyre. “Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh” .

Këto janë fjalët që kanë thënë dy personat duke kërcënuar Shehun. Gjyqtari ka bërë denoncim në komisariatin e Korçës rreth orës 15:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke shoqëruar fillimisht dy personat, më pas i ka lënë të lirë.

Por për çfarë çështje u kërcënua gjyqtari? REPORT TV mëson se bëhet fjalë për një tokë në fshatin Porodinë, e cila pretendohet nga dy familje Myrtollarët dhe Qeraxhit. Albert Qeraxhi kërkoi anulim të vendimit të komisionit për shkak se pronat, sipas tij ishin zënë nga Myrtollarët, ndërkohë që edhe Prefektura kërkoi që aktet e marrjes së pronësisë nga Myrtollarët të shpalleshin të pavlefshme.

Në shkallën e parë në Korçë, gjyqtari Besnik Shehu pranoi kërkesën e Prefekturës dhe Albert Qeraxhit, ndërsa edhe Apeli e la në fuqi vendimin, ndërsa aktualisht çështja ndodhet në gjykatën e Lartë. Por Emin Myrtollari nuk i kishte harruar inatet e vjetra me gjyqtarin e Shkallës së Parë që e kërcënoi me jetë ditën e sotme. Ndërkohë që hetimet vijojnë në gjendje të lirë për dy autorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here