Shkëmbimi i territoreve, Merkel: Integriteti territorial kyç për rajonin

0
392

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Sërbisë. Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevoje për një Ballkan perëndimor stabël dhe me integritet territorial të plotë të shteteve, informon INA.

“Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, u shpreh Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj