Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenti “përplasen” për KED

0
388

Plotësimi i trupës së Kushtetueses dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përplas Kuvendin dhe Presidentin për KED-in. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se Kuvendi e konsideron të rënë shumicën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Presidenca thotë se kuorumi është dhe ky institucion është efikas.

Ish-kryetari i KED, Artan Broci u shkarkua nga Vettingu, por kompetencat e tij mund t’i ushtrojë nënkryetarja, njëherazi anëtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha.

Burime nga Kuvendi saktësojnë se ka qenë ky institucion i cili ka kërkar që Presidenca të hedhë shortin për zëvendësimin e të shkarkuarve nga Vettingu, ndërsa Presidenca thotë se nuk ka bazë ligjore që shorti të lihet jashtë marzhit kushtetues 1-5 dhjetor të çdo viti. Presidenca sugjeron ndryshim ligji për vakancat e parakohshme, por mazhoranca pretendon se KED s’mund të veprojë pa kaluar Vettingun e vetvetes.

Ndërkohë Presidenti, në letrën dërguar Kuvendit gjatë verës e konsideron si funksionale KED-in dhe se çdo vonesë në mbledhjen e saj është e pajustifikueshme.

KED nëse mblidhet ka 5 lista kandidatësh për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese e cila ka aktualisht vetëm dy anëtarë, kryetarin e saj Bashkim Dedja dhe anëtaren Vitore Tusha, të cilët kaluan Vettingun, ndërsa shtatë anëtarët e tjerë janë dorëhequr ose u shkarkuan nga KPK.

Anëtarët e KED:

1. Vitore Tusha, ka kaluiër Vettingun, anëtare zëvendësuese nga Gjykata Kushtetuese që ka zëvendësuar Besnik Imerajn

2. Enton Dhimitri, gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi)

3. Fatos Qato, gjyqtar nga gjykatat e Apelit (në proces rivlerësimi)

4. Fatjona Memçaj, prokuror pranë gjykatave të Apelit (ka kaluar Vettingun)

5. Ahmet Jangulli, gjyqtar nga gjykatat administrative (në proces vlerësimi)

Anëtarët zëvendësues funksional: 

Sotiraq Lubonja nga Këshili i Lartë i Drejtësisë (në proces rivlerësimi)

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj