Lojtarët e Kombëtares tonë vijojnë të marrin vëmendje të shtuar në merkato, ku dy prej emrave më të lakuar ditën e djeshme ishin Kristjan Asllani dhe Stiven Shpendi, i pari me oferta konkrete nga Serie A dhe nga superliga turke e tjetri brenda Italisë. Kështu, Sasuolo ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, i cili mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve, Sasuolo ka kontaktuar zyrtarët e Interit për të marrë informacione rreth kushteve të një transferimi të mundshëm, ndërsa ende nuk është paraqitur ndonjë ofertë zyrtare. Asllani nuk konsiderohet pjesë e planeve të trajnerit Kristian Kivu për edicionin e ri, çka e bën të mundshëm largimin e tij nga “Nerazzurrët”.
Për 24-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Kaliari dhe Beshiktashi, ndërsa Interi pritet të shqyrtojë çdo ofertë që i përshtatet kërkesave të klubit. Asllani ishte i huazuar te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar.
Shpendi refuzon të largohet nga Empoli
Sulmuesi shqiptar i Empolit, Stiven Shpendi, vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, ndërsa Padova ka bërë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e tij, edhe pse transferimi ende nuk është finalizuar. Në fakt, Padova dhe Empoli kanë arritur një marrëveshje paraprake për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Burime pranë klubit toskan, të cituara nga mediat, konfirmojnë se mes dy shoqërive klubeve një dakordësi për parametrat ekonomikë të operacionit, me vlerën e transferimit që llogaritet rreth 4,5 milionë euro. Megjithatë, pavarësisht progresit në bisedimet mes klubeve, pengesa kryesore mbetet vetë lojtari. Deri në këtë moment, Shpendi nuk ka dhënë miratimin për transferimin në Padova, çka ka bërë që operacioni të mbetet pezull. Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me dëshirën e sulmuesit për të vazhduar karrierën në Serie A.
Shpendi është në pritje të zhvillimeve nga klubet e elitës italiane dhe shpreson të marrë një ofertë konkrete, me Kaljarin dhe Frozinonen që përmenden si dy skuadrat që po ndjekin situatën e tij. Në të njëjtën kohë, Padova i ka paraqitur lojtarit një ofertë të rëndësishme financiare për ta bindur të pranojë projektin e klubit. Megjithatë, deri tani kjo nuk ka rezultuar e mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin e futbollistit. Një tjetër aspekt që po ndikon në negociata është edhe çështja ekonomike. Sipas PadovaSport, kërkesa për pagë e paraqitur nga përfaqësuesit e Shpendit konsiderohet shumë e lartë krahasuar me standardet aktuale të klubit.
Madje, shifrat e kërkuara do ta bënin sulmuesin një nga lojtarët më të paguar të skuadrës, faktor që po e komplikon më tej arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Interesimi i Padovës për Shpendin nuk është i rastësishëm. Sipas mediave italiane, klubi venecian është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe drejtori sportiv Masimo Mirabelli po punon për t’i siguruar trajnerit Antonio Kalabro një përfor






































