Google search engine
Home Kulture Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” në qershor në Tiranë

Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” në qershor në Tiranë

0
31

Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” do të zhvillohet muajin që vjen në Tiranë, duke sjellë artistë të njohur në skenë. Mbrëmja muzikore sjell në Tiranë maestron Fio Zanotti, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës italiane, i njohur për bashkëpunimet e tij me artistë ndërkombëtarë si Adriano Celentano, Zucchero, Andrea Bocelli, Eros Ramazzotti dhe shumë të tjerë.

Koncerti që sjell artistë të njohur do të mbahet më 12 qershor në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Kompleksit të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Në njoftim rreth këtij koncerti, thuhet se përfaqëson një takim artistik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke festuar muzikën, identitetin dhe lidhjet kulturore mes dy vendeve. Fio Zanotti me një prani të gjatë në Festivalin e Sanremo-s, në vitin 1999 drejtoi dhe aranzhoi këngën fituese “Senza pietà” nga Anna Oxa. Do të shoqërohet në skenë nga FEZZ- Elena Fezga, një artiste e re që e zhvilloi karrierën e saj artistike përmes sezoneve operistike të Arenës së Verona-s dhe koncerteve live të shumtë si në Itali edhe jashtë saj. Repertori i saj lëvron operën, pop-in, soul-in dhe blues-in, duke ndërthurur elegancën vokale me ndjeshmërinë bashkëkohore. Kënga e saj debutuese, e publikuar në fund të vitit 2025, u prodhua nga vetë maestro Zanotti.

Mbrëmja muzikore do të prezantohet nga Ardit Gjebrea. Koncerti në Tiranë zhvillohet në bashkëpunim edhe me Institutin Italian të Kulturës në vendin tonë, si dhe është në vijim dhe të një sërë aktivitetesh muzikore këtë sezon në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here