Uzuni shkëlqeu të martën, i bën dhuratë speciale një djaloshi argjentinas

0
43

Në Spanjë luan një kontigjent i rëndësishëm lojtarësh të Shqipërisë, si Uzuni, Balliu, Bare e ndonjë tjetër, por Uzuni bën diferencë me golat e tij, duke hyrë në librin e rekordeve të Granadës si lojtari i huaj me më shumë gola dhe aktualisht kryegolashënues në Ligën 2 spanjolle. E pranojnë të gjithë: sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike në karrierë teksa deri tani ka shënuar 14 gola për kampionatin e La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve për këtë sezon.

Mbrëmjen e së mërkurës ai shënoi tripletë kundër Kartagjenës dhe Granada mori një fitore shumë të rëndësishme. Klubi spanjoll bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se një tifoz i vogël udhëtoi nga Argjentina për të takuar nga afër beratasin. Djaloshi i quajtur Santi në fund të sfidës arriti të fliste nga afër me Uzunin, i cili i dha edhe fanellën me firmën e tij. Një moment emocionues ky për tifozin që udhëtoi 11.609 km për të parë nga afër sulmuesin.

Enis Hasani, talentin që lindi në Zvicër e kërkojnë klubet e Shqipërisë e Kosovës

Enis Asani është një talent nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Zvicër, ku tani e pesë vjet është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane Thun. Mesfushori i talentuar nga Kosova e ka nisur karrierën te Solothurn, derisa nga mosha 15-vjeçare është pjesë e Thunit ku ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Thunit sezonin e kaluar, derisa këtë edicion nuk ka luajtur shumë me skuadrën e parë, përveç në ndeshjet e Kupës së Zvicrës. Por duke parë situatën jo të mirë me minutat te Thuni, Asani është vërshuar nga ofertat nga vendlindja e tij, duke përfshirë klubet e Kosovës, Shqipërisë dhe ato shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Mesfushori defensivë i gjatë 1,86 centimetra ka marrë disa oferta nga top klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe qysh në janar mund të zbarkojë në futbollin shqiptar. “Situata te Thuni nuk është e mirë këtë edicion pasi nuk po kam hapësira shumë, megjithatë ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Më tundon që disa klube shqiptare më janë ofruar dhe kanë kërkuar transferimin tim dhe këtë po e shqyrtojë me menaxherin tim”, deklaroi Asani për Telegrafin. Ai nuk i zbulon emrat e skuadrave pasi dëshiron të jetë korrekt me to, por thotë se ka nga tre shtetet dhe nga skuadra që janë në pjesën e epërme të tabelës.

“Kam përcjell futbollin sidomos në Kosovë dhe po e shoh që kampionati po rritet gjithmonë e më shumë, derisa shumë lojtarë janë transferuar në Evropë dhe kjo gjë po më tërheq. Gjithsesi do të bisedoj me drejtuesit dhe mund të largohem nga Thuni për t’u bërë me skuadër të re”, vazhdon tutje Asani. Ai ka oferta të ndryshme nga Challange League në Zvicër dhe në fillim të muajit janar do të vendosë, nëse do të mbetet te ndonjë skuadër tjetër në Zvicër apo do të nisë një karrierë të re në Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni të Veriut.

20-vjeçari vitin e kaluar pranoi të luante për Kombëtaren e Shqipërisë edhe pse u kërkua nga Zvicra fillimisht. Asani është një futbollist që dallohet për ndërprerjen e aksioneve dhe i ndërton për mrekulli ato. Gjithsesi ajo skuadër shqiptare që do ta fitojë garën për Asanin, do të bëjë një goditje të madhe pasi do të sigurojë një talent të madh që ka të ardhme shumë të ndritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here